Shqipëria përballet me Spanjën dhe Gjeorgjinë më 26 dhe 29 mars, ndërkohë që trajneri Edoardo Reja me lojtarët kanë zbarkuar sot në Gadishullin Iberik.
Grupi i lojtarëve nuk është i plotë, pasi nuk është në seancën e parë mesfushori Amir Abrashi. Shkak është bërë një problem muskulor që lojtari i Grasshopers ka.
Broja, Laçi e Kumbulla kanë mbërritur sot dhe në stërvitje kanë dalë me vonesë. Sikurse dihet, ka pasur edhe dy ndryshime në listë.
Nedim Bajrami nuk është për shkak të një gjendjeje gripale, kurse Enea Mihaj ka dalë pozitiv me Covid-19. Në vend të tyre janë ftuar Endri Çekiçi dhe Herdi Prenga. / abcnews.al