Shqipëria voton, KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 20.70% e qytetarëve

schedule12:00 - 25 Prill, 2021

schedule 12:00 - 25 Prill, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 11:00 në Shqipëri kanë votuar 20.70 % të qytetarëve në rang vendi.

Të dhënat e KQZ-së deri më tani tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje duke krahasuar orën 10:00 me katër vite më parë vihet re një rritje e qytetarëve që kanë dalë për të votuar.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se në orën 13:00 do të ketë një pasqyrim më të qartë në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve, ku mund të bëhet dhe një krahasim me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare 4 vite më parë në 2017.

LEXO EDHE: KQZ: Deri në orën 10:00 kanë votuar 16.49% e qytetarëve

Ndër të tjera ajo thekson se rezultati i deri tanishëm i pjesmarrësve të zgjedhësve në kutitë e votimit duket se është vetëm në kuadër të asaj që është raportuar nga qarqet e vendit.

Ndërkohë duket se kryeqytetasit janë dhe personat që kanë dalë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Shqipëria sot po voton për të zgjedhur Kuvendin dhe qeverinë e re. Procesi në përgjithësi ka qenë i qetë me disa incidente sporadike.e.su./abcnews.al