Shqipëria voton, 5427 efektivë në terren, 4 detyrat e policëve për zgjedhjet

schedule07:38 - 25 Prill, 2021

schedule 07:38 - 25 Prill, 2021

E gjithë Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. 48 orë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ushtria mori në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë, ambasadat dhe Ministritë. Policia e Shtetit deklaroi se ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.

Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës  Policie dhe marrja në ruajtje e tyre ka filluar në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. 5427 punonjës të policisë janë në terren për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë vendin. 535 automjete të pauniformuara do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Detyrat e punonjësve të policisë së shtetit sot

1.Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë  dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor.

2.Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupet  e Koordinimit në çdo DVP që do raportojnë në grupin e drejtimit dhe koordinimt  në  Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit  për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave “Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor”.

  1. Në çdo DVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e marra për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për çdo qendër votimi, numrat e telefonit, të punonjësve të  policisë me përgjegjësit e tyre. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t’i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit.

4.Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës  Policie dhe marrja në ruajtje e tyre fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.

 

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!