Shqipëria U21 triumfojnë 4-0, mund Lihtenshtejnin në “Niko Dovana”

schedule21:24 - 11 Qershor, 2024

schedule 21:24 - 11 Qershor, 2024

Shqipëria U-21 triumfoi 4-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat e fitores i shënuan Adrion Pajaziti, Erald Maksuti, Ermir Rashica dhe Arda Kurtulan.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Lihtenshtejnin: Antezelo Sina (GK), Marcelino Preka, Geralb Smajli, Adrion Pajaziti (C), Ermis Selimaj, Elmando Gjini, Klevi Qefalia, Rejan Alivoda, Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Erald Maksuti.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë U-21 që u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare që në minutat e para të takimit. Pas disa rasteve të mira kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në të 37-ën me Adrion Pajazitin. Kapiteni goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Katër minuta më pas, Shqipëria U-21 realizoi edhe golin e dytë. Erald Maksuti dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për kuqezinjtë që shënuan edhe golin e tretë në minutën e 53-të. Këtë herë ishte Ermir Rashica ai që e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fundin e takimit trajneri Alban Bushi aktivizoi Endri Demën, Arda Kurtulan, Ardit Nikajn, Rei Pecanin, Paulo Buxhelajn dhe Ajdi Dajkon. Ndërsa Shqipëria sërish pati disa raste të mira me Gjinin, Rexhepin dhe Alivodën.

Kur gjithçka po përfundonte 3-0, Kurtulan fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-21 me rezultatin 4-0. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!