Shqipëria U21 ndeshet me Irlandën e Veriut në “Selman Stërmasi” për eleminatoret e Europianit. Trajneri. Alban Bushi tregon se çfarë pret nga ndeshja e 10 nëntorit
Në fushë duhet të hyjmë me mentalitetin e kësaj ndeshjeje.
Shqipëria U21 luan përballjen e radhës në eleminatoret e Europianit, përballë Irlandës së Veriut në kryeqytet, dhe kërkon padyshim fitoren, ashtu siç bëri në Islandë.
Trajneri Alban Bushi, në prag të sfidës së pestë në “Selman Stërmasi”, e ka shumë të qartë rëndësinë e duelit të 10 nëntorit, po ashtu ka mendim shumë të qartë për kundërshtarin.
Luftojmë për vendin e dytë. Nëse fitojmë, shpresojmë, nëse jo, e kemi shumë të vështirë.
Irlanda e Veriut nuk është më e mirë se ne. Nuk duhet ta kemi frikë, por ta respektojmë.
Si është gjendja e ekipit në prag të ndeshjes, dhe përse trajneri nuk preferoi të merrte sulmuesin e njohur, Rej Manaj?
Manajn nuk e mora. Kemi lojtarë më të mirë se Manaj. Po I vuajmë mungesat.
Një nga detyrat kryesore të Shpresave është të japin lojtarë për ekipin përfaqësues.
A duhet të hedhë sytë më shumë Panuçi nga Shqipëria U21?
Kemi lojtarë për kombëtaren, e di trajneri.
Shqipëria U21 është në vendin e katërt në grupin eleminator 2 të Europianit, me 5 pikë, pasi ka arritur 1 fitore, dy barazime dhe një humbje.