Shqipëria U21 merr pjesë në turneun e veçantë të organizuar nga Arabia Saudite

schedule10:56 - 17 Qershor, 2024

schedule 10:56 - 17 Qershor, 2024

Shqipëria U-21 do të marrë pjesë në një turne të veçantë në Arabinë Saudite që do të zhvillohet në datat 25 qershor – 5 korrik.

Në këtë turne që është i treti në histori pjesëmarrës do të jenë 11 vende arabe; Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Jemeni, Libani, Palestina, Iraku, Siria, Bahraini, Omani, teksa këtë edicion do të marrë pjesë edhe Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

Skuadrat do të ndahen në tre grupe, me nga katër ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga tre ndeshje. Më pas do të nisë faza me eliminim direkt deri në sfidën finale që do të luhet më datë 5 korrik.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite më datë 22 qershor dhe së shpejti trajneri Bushi do të bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar për këtë turne. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!