Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria U19 “goditet”4 herë nga Franca

schedule16:30 - 10 Nëntor, 2021

schedule 16:30 - 10 Nëntor, 2021

Kombëtarja jonë U19 e ka nisur edicionin e eliminatoreve Euro 2022 me një humbje të thelë 4-0 nga Franca.

Ekipi i Armando Cungu dukej mirë në minutat e para duke shënuar dhe një golë por që më pas u anullua nga gjyqtari. Më pas francezët nisën serinë e golave në minutën e 28’ me Alan Virginius.

Nuk mbaroi me kaq dhe shumë shpejtë Matthis Abline shënoi dy herë në minutat e 35’ dhe 40’ duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Në të dytën francezët shënojnë përsëri në minutën e 64’ Loum Tchaouna.

Kjo ishte ndeshja e parë e kuqezinjve dhe dy ndeshjet e radhës do t’i kenë në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!