Shqipëria U17 mbyll me fitore ndeshjet e europianit

schedule17:31 - 25 Tetor, 2017

schedule 17:31 - 25 Tetor, 2017

Një fitore e thellë dhe një humbje e thellë për ekipet kombëtare të moshave në futboll. Shqipëria U17 për djem I mbylli me sukses ndeshjet e Europianit, ndërsa Shqipëria U19 për vajza I nisi me disfatë.

Kundërshtarë të ndryshëm, fate të ndryshëm.
Dy prej ekipeve të moshave në futboll provuan gëzimin dhe dëshpërimin pas ndeshjeve të radhës në eleminatoret europiane.
Shqipëria U17 për djem triumfoi 5-0 ndaj Lihtenshtajnit, duke I bërë një mbylle të mirë fazës së grupeve.
Të përzgjedhurit e trajnerit Xhemal Mustendanagiç e shfrytëzuan siç duhet diferencën me kundërshtarin duke arritur një sukses të thellë në stadiumin “Selman Stërmasi”, edhe pse nuk I vlejti për kualifikim.
Autorët e golave ishin Bozhanaj (që shënoi tri herë), si dhe Rama e Bullari.
Shqipëria U17 u detyrua gjithsesi të zinte vendin e fundit në grup, pasi më herët kishte humbur me rezultate minimale, 0-1, ndaj Kroacisë dhe Spanjës.
Të dyja këto kombëtare shkuan në raundin elitë pasi barazuan 1-1.
Rezultat krejt tjetër për Shqipërinë U19 të femrave.
Vajzat e trajnerit Nevil Dede u përballën me një rival shumë të fortë si Spanja, duke humbug 0-8 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Spanjollet ishin kundërshtari më I fortë I mundshëm, pasi janë kampione të Europës në fuqi dhe finaliste në 5 nga 6 kampionatet e fundit.
Kjo ishte ndeshja e parë eleminatore e Europianit, me tyë gjitha përballjet që do të luhen në Shqipëri.
Trajneri Dede ka premtuar se ekipi I tij nuk do të dalë në vend të fundit, por tani duhet të arrijë rezultate në ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!