Shqipëria U17/ Dy miqësoret ndaj të njëjtit rival, Bulku publikon listën

schedule13:55 - 16 Maj, 2021

schedule 13:55 - 16 Maj, 2021

Kombëtarja shqiptare U-17, e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës, më 19 dhe 21 maj. Kuqezinjtë e vegjël do të nisë ditën e hënë grumbullimin.

Takimi i parë do të zhvillohet më 19 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00, teksa dy ditë më vonë do të luajnë ndeshjen e dytë në “Niko Dovana” të Durrësit (10:00).

Trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku ka bërë ditën e sotme publike listën me 23 lojtarë të grumbulluar, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.

 

Lista e lojtarëve të grumbulluar

Që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, Bulku ka pasur mundësinë të zhvillojë tre seleksionime, duke mundur të shikojë nga afër vetëm gjendjen e lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Kjopasi, për shkak të pandemisë Covid-19, ka qenë e pamundur për teknikun kuqezi të shohë ekipin e plotë edhe me lojtarët shqiptarë që grumbullohen jashtë vendit. Në këtë grumbullim do të jenë të pranishëm 9 lojtarë, të cilët aktivizohen me klube europiane dhe jo vetëm.

Këto seleksionime dhe ndeshje miqësorë gjatë vitit do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar një ide përfundimtare në lidhje me grupin e Kombëtares, që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, ku kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut. /abcnews.al