Shqipëria U15 e mbyll e tretë, mposht me përmbysje përfaqësuesen e Beogradit

schedule19:46 - 5 Maj, 2022

schedule 19:46 - 5 Maj, 2022

Kombëtarja shqiptare U-15 ka luajtur ndeshjen e dytë të turneut “Josip Katalinski Škija” që po zhvillohet në Bosnje–Hercegovinës, duke arritur të regjistrojnë një fitore të bukur me përmbysje.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama arritën të mundnin përfaqësuesen e Beogradit me rezultatin 5-3, duke kthyer disavantazhin 1-2 të pjesës së parë falë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, ku shënuan 4 gola.

Kombëtarja U-15 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Pavlo Mandreu, Lucas Çekrezi, Kristian Agolli, Antonio Aliaj, Elio Gjoshi, Darli Kurti, Arian Gavelli, Klevi Plori, Rikardo Shehi (C), Emiliano Mihana dhe Jonis Volumi.

Goli për tanët në pjesën e parë u shënua nga Mihana, kurse në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës Begolli, Boriçi, Gjura dhe Sulo. Me këtë fitore Shqipëria U-15 u rendit në vendin e tretë të turneut. Kquezinjtë ishin mundur në sfidën e parë ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Për stafin e Kombëtares U-15 pjesëmarrja në një turne të tillë ndërkombëtar është mjaft pozitive në të gjitha aspektet, teksa u testuan të gjithë elementët e talentuar të kësaj grup-moshe në ndeshje të vërteta dhe me moshatarët e tyre nga vende të tjera.

Tekniku Damo është shprehur i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve të grumbulluar dhe për përgjigjet që ka marrë nga lojtarët e këtij brezi. / fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!