Shqipëria U-20 luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun e Arabisë Saudite ndaj Jordanisë

schedule18:16 - 30 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 30 Qershor, 2024

Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B në turneun “Al Dyar Al-Arabiya WAFF U19 Championship – KSA 2024” në Arabinë Saudite ndaj Jordanisë. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 3-0.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Jordanisë: Klevi Totoshi (GK), Denis Sulo, Antonios Dhama, Adi Kurti, Ermal Meta, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Klevis Haxhari, Oresti Kasamollari dhe Frederik Tosku.

Ndeshja ndaj Jordanisë nisi e qetë dhe minutat e para ishin të barabarta. Më pas skuadra e Jordanisë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të me Ibrahim Sabra. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi me disa ndryshime për kuqezinjtë. Më pas Shqipëria pati disa raste të mira shënimi por pa sukses. Jordania dyfishoi rezultatin në të 77-ën sërish me Ibrahim Sabra.

Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës por pa sukses, ndërsa Jordania shënoi edhe golin e tretë në fundin e takimit me Alkhob. Neshja u mbyll me fitoren e Jordanisë 3-0.

Turneu “Al Dyar Al-Arabiya WAFF U19 Championship – KSA 2024” që po zhvillohet në Arabinë Saudite mbyllet në fazën e grupeve për Shqipërinë U-20. Kuqezinjtë fituan ndaj Libanit, barazuan me Irakun dhe u mundën nga Jordania. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!