Shqipëria U-16 e ka nisur me humbje turneun e UEFA Development. Takimi që u luajt në Kamzë kundër Lituanisë, u mbyll i barabartë 2-2, por miqtë kanë fituar 3-5 me penallti. Rregulloja e thotë se Shqipëria do të marrë një pikë, ndërsa Lituania 2.
Golat për kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri u shënuan nga Rrok Toma, fillimisht në minutën e 69-të dhe më pas në sekondat e fundit të sfidës. Shqipëria U-16 luan ndeshjen e radhës kundër Gjeorgjisë, me datë 27 shkurt në orën 11:00./abcnews.al
UEFA Development Tournament
Shqipëri U-16 – Lituani U-16 2-2
Toma 69′ 90′
#Shqipëria U-16 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka zhvilluar ndeshjen e parë të turneut të UEFA Development sot në orën 14:00 në Qendrën Sportive Kamëz, Shqipëri 2-2 Lituani (3-5 me penallti).
? e plotë?https://t.co/BCR50lKCoi pic.twitter.com/6TKCd8Njm2
— FSHF (@FSHForg) February 25, 2020