Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje dhe kushte për të pritur sa më mirë vizitorët dhe turistët e shumtë që zgjedhin këtë zonë për bukuritë e saj natyrore dhe ujërat termale.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale duke ndarë pamje gjatë punës për rinovimin e kësaj zone.
“LLIXHAT E BËNJËS po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse.”
/ abcnews.al /


