Shqipëria turistike në telajo/ Haxhiraj: Për 10 vjet eksplorova vendet më të bukura për t’i pikturuar

schedule20:25 - 8 Qershor, 2024

schedule 20:25 - 8 Qershor, 2024

Nëse një inxhinier ka pasion edhe artin, piktura do të ishte e para që do të zgjidhte. Këtë ka bërë Agim Haxhiraj, i cili duke shfrytëzuar njohuritë e profesionit  ka krijuar një ekspozitë të tërë me piktura që prezantojnë kalatë e vendit.

Të përzgjedhura pas një eksplorimi 10 vjeçar, objektet e trashëgimisë kulturore dhe peisazhet natyrore, i ngjajnë një udhëtimi që të çon nga njëri vend në tjetrin, nëpërmjet pikturave.

Ekspozita e Agim Haxhiraj në galerinë e arteve “Vilson Kilica” qëndroi për dy javë.

Interesi i publikut, por edhe i koleksionistëve u përqëndrua te objektet e trashëgimisë kulturore si kalatë dhe urat.

Kalatë dhe qytete si Berati, janë objektet e preferuara për një piktor që përvec anës artisitke admiron edhe arkitekturën e tyre.

Ekspozita “ngjyrat e Shqiperise” ka 64 piktura në vaj dhe akuarel. Autori Agim Haxhiraj ka prezantuar deri tani 5 ekspozita me tematika të ndryshme./abcnews.al