Shqipëria tregon forcën ndaj Polonisë, Muçi lideri

schedule15:59 - 14 Tetor, 2019

schedule 15:59 - 14 Tetor, 2019

Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka triumfuar në miqësoren e sotme. Djemtë e Nevil Dedes mposhtën 3-1 moshatarët e Polonisë në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Ernest Muçi ishte heroi i kuqezinjve me një dygolësh të shënuar, ndërsa Marvin Çuni i Bayern Munchen vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e fundit, teksa Nowak kishte shkurtuar rezultatin më parë për Poloninë.

U desh të kalonte gjysmë ore lojë që të pranishmit në Selman Stërmasi të shijonin golin e parë. Kleis Bozhanaj, i cili është pjesë e italianëve të Empolit, shmagu bukur dy mbrojtës polakë dhe dhuroi një asist për sulmuesin e Tiranës.

Kuqezinjtë duke festuar golin e parë të Muçit

18-vjeçari i talentuar dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Dyfishimi erdhi në minutën e 53-të. Muçi shënoi sërish, duke i dhënë një sinjal të rëndësishëm trajneri bardheblu Ardian Mema, i cili ishte i pranishëm në tribunë.

Polakët reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Nowak. Trajneri Dede aktivizoi edhe Memën, Çulin, Pajazitin dhe Beqajn si zëvendësues dhe talentit të ekipit bavarez i mjaftuan pak minuta për të tundur rrjetën e miqve polakë.

Shqipëria: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Mero, Morina, Muçi, Bozhanaj, Karrica, Rrapaj, Ibrahimi. Trajner: Nevil Dede.

Polonia: Broda, Gierach, Bogacz, Lopata, Mruk, Karbownik, Kaminski, Hyjek, Kocyla, Bialek, Zalewski. Trajner: Bartlomiej Zalewski. 

 Shqipëri U19 – Poloni U19 3-1
(Muçi 31′, 53′, Çuni 90′ / Nowak )

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!