Shqipëria solidarizohet me Turqinë/ Ekip shpëtimi drejt zonave të prekura

schedule10:23 - 6 Shkurt, 2023

schedule 10:23 - 6 Shkurt, 2023

Shqipëria do të dërgojë një ekip shpëtimi drejt zonave të prekura nga tërmeti tragjik në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në twitter, ku shpreh ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti I fuqishëm në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi” -shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!