“Shqipëria, sfida më delikate”, Buffon: Do të jemi protagonistë, sepse kështu kërkon historia jonë

schedule12:50 - 30 Maj, 2024

schedule 12:50 - 30 Maj, 2024

Sa herë dëgjon fjalën Gjermani, në mendje i vijnë vetëm kujtime të bukura. Nuk mund të ishte ndryshe. Në këtë vend Xhanluixhi Buffon fitoi me Italinë e tij titullin kampion bote në vitin 2006.
Tani me një rol drejtuesi në kombëtaren e kaltër, ish-portieri do të kthehet në Gjermani si kampion i Europës dhe me mision mbrojtjen e trofeut.

“Kthimi në Gjermani do të jetë i bukur, ashtu si fakti që tani jam shef i delegacionit i një grupi të shkëlqyer dhe një skuadre, që për mua është e një niveli shumë të lartë. Do të jemi protagonistë, sepse kshtu kërkon historia jonë, për të mos thënë që na e imponon”.

Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion Europe pikërisht kundër Shqipërisë në sfidën e parë më 15 qershor në Dortmund. Duke njohur rivalët e tjerë të Grupit B, Bufon pret ndoshta jo ndeshjen më të vështirë, por atë më delikate.

“Do të isha hipokrit po të thoja se kjo është ndeshja më e vështirë. Por me shumë mundësi do të jetë shumë delikate dhe e rëndësishme, pasi nisja në mënyrën më të mirë do të na bënte mirë të gjithëve”.

Edhe Italia ka nisur përgatitjet për finalet e Euro 2024, ndërsa trajneri Luçiano Spaleti ka grumbulluar 31 lojtarë në listën paraprake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!