Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, rruga drejt botërorit/ Zyrtarizohet stadiumi dhe orari për sfidën e play off ndaj Polonisë

schedule12:41 - 28 Nëntor, 2025

schedule 12:41 - 28 Nëntor, 2025

Rruga e kombëtares së Shqipërisë drejt finaleve të “Botërorit 2026” kalon nga Polonia.

Skuadra kuqezi do të luajë sfidën gjysmëfinale të play off më 26 mars në Varshavë, ndërsa federata polake zyrtarizoi stadiumin kombëtar “PGE Narodoëy” për të pritur këtë ndeshje.

Sipas njoftimit të bërë në adresën zyrtare të saj në interenet, ajo konfirmoi edhe numrin e biletave për tifozët shqiptarë.

Në stadiumin e kryeqytetit polak, që ka një kapacitet prej 58 mijë e 500 vendesh, tifozët kuqezi do të kenë në dispozicion vetëm 5% të tyre.

E përkthyer në shifra, do të thotë se zyrtarisht në stadium do të jenë rreth 2900 mbështetës të Shqipërisë.

Për herë të fundit në këtë impiant, kombëtarja e Shqipërisë luajti në mars të vitit 2023 për kualifikueset e “Euro 2024”.

Atëherë skuadra e Sylvinho bëri një paraqitje të mirë, por u mund 1-0. Gjithsesi, ky rezultat nuk ndikoi në misionin e kuqezinjve, që gjithsesi arritën të kualifikohen për në finalet e Kampionatit Europian.

Në ndeshjen e dytë në këto eliminatore, Shqipëria fitoi 2-0 në “Air Albania”.

Nëse arrin të kalojë Poloninë, kombëtarja shqiptare duhet të luajë edhe një ndeshje tjetër në finalen e play off të “Botërorit 2026”, sërish në transfertë me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!