Shqipëria rrit eksportet e energjisë/ Prodhim me 38 përqind më shumë në tre muaj

schedule14:26 - 23 Maj, 2023

schedule 14:26 - 23 Maj, 2023

Qytetarët shqiptarë kanë kursyer energjine elektrike.Në 3 muajt e parë të këtij viti konsumi i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2023, u ul me 10,1 %, duke arritur vlerën 1.595 Gwh nga 1.775 Gwh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2022.

Temperaturat e larta gjatë mujave të fundit  kanë bërë gjithashtu që energjia të mos përdoret  për ngrohje.

Ndikimin më të madh në renien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 13,6 %, përkundrejt uljes me 7,2 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Ndërkohë që edhe prodhimi vendas është përmirësuar për shkak të reshjeve të rëna gjatë muajve të parë të këtij viti.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 38,3 %,  krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Si rrjedhojë importi bruto i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2023, shënoi  një ulje me 2,9 herë ndërsa  Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 904 Gwh nga 373 Gwh, duke shënuar një rritje me 2,4 herë

Viti 2022 ishte  shumë I vështirë për sektorin e energjisë elektrike pasi në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën pikun duke u shitur me gati 1 mijë euro për megavatorë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.