Emisioni Vetting:
Artan Lame kreu i Kadastrën se Shqipëria, nuk ka një vijë fikse e cila ndan pronën shtetërore nga ajo private dhe mund të jetë i vetmi në Europë që nuk e ka një vijë të tillë.
Aktualisht po punohet për një ligj të tillë. I pyetur çfarë ndodh nëse nuk kemi një ligj të tillë numri një i Kadastrës thotë që “pronën e ha ujku siç e ka ngrënë deri tani”.
“Kjo është ajo që quhet demani publik. Demani publike në çdo vend Europian është përcaktuar nga 100 deri ne 400 vjet përpara , ne nuk e kemi përcaktuar akoma, kjo është Shqipëria. Ka ekzistuar, të themi në kohën e Zogut, demani publike. Meqenëse interesat me detin atëherë nuk ishin shumë të forta kështu që nuk afrohej njeri dhe ishte i mbajtur, njihej si term logjika e demanit publik. Ligj në Shqipëri për demanin publike është miratuar 1996 në mos gabohem , në parim ligji. Por vija në bregdet nuk është përcaktuar asnjëherë . Është bërë një ligj në 96 për parimet e demanit publik , por nuk është përcaktuar asnjëherë konkretisht. Aktualisht është një grup për ta përcaktuar në terren të gjithë demanin publik nga Buna deri në kufi me Greqinë. Nëse nuk ka një ligj të tillë pronën e ha ujku siç e ka ngrënë deri sot. Arsye pse qeveria po mundohet ta formatojë një brez bregdetar që është pronë e patjetërsueshme shtetërore është pikërisht kjo arsye që mos vazhdojnë ta hanë çakenjtë siç kanë bërë deri sot.” tha Lame.
Akuza se pronat ne jug po grabiten nga oligarkë, Lame i përgjigjet me një sfidë. Ai kërkon që të vijë vetëm një banorë dhe të na e tegojë këtë dhe ai do ti japë të drejtë. Sipas tij biznesmenët nuk kanë interes të investojnë në prona të cilat kanë probleme.
“Më sillni një banorë të tregut të më thotë që mua ma ka marrë tokën oligarku. Nuk besoj se po ishte kaq masive do të ishin me qindra, në mos me qindra me dhjetra , mos me dhjetra me kokrra, më sillni. Natyrisht që mund të ketë pretendime që nga ajo që po ma ha oligarku deri tek ajo që po ma komshiu. Nuk kam parë prej tyre që dua t’ja marr tokën filanit dhe nuk po bëj propagandë për një arsye shumë të thjeshtë mundohuni ta kuptoni këtë gjë. Ai oligarku, ai ndërtuesi I madh, ai biznesmeni madh që po blen toka në Dhërmi apo në Myzeqe, Velipojë apo në Gjirin e Lalsit shkon atje një ditë, dy dhe pastaj vjen në tiranë. Atje mbetet fshatari që nuk ja merr dot ai , ai gdhin dhe perëndon më atë tokën aty dhe vetë ndërtuesi nuk do të ndërtojë në një vend që ka fshatin që i rri te kodra me pushkë për faqe dhe I thotë që ke prekur tokën time. Biznesi thotë pajisë me dokument pronësi që unë t’ja blejë.” /abcnews.al/