Shqipëria pa sporte e art/ “Jemi si në luftë me gjermanët”: Shehi, Canaj dhe Ukcenaj të revoltuar

schedule22:50 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:50 - 26 Tetor, 2020

Orges Shehi dhe Agim Canaj kanë folur për situatën e futbollit në vend. Të dy trajnerët, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News, theksuan se futbolli ka prekur fundin. “Futbolli po arrin fundin. I gjithë opinioni pret që të shkojmë në Europë, sikurse edhe presidentët.

Kjo bëhet me bazë ligjore. Nuk kemi klube dhe që të bëhen duhet që qeveria ta shohë me sy tjetër. Kjo qeveri ka shansin që të futet në histori, duke e çuar futbollin në një rrugë tjetër”, tha fillimisht durrsaku Orges Shehi.

Agim Canaj më pas shtoi: “Nuk është bërë asnjë gjë për sportin, thjesht janë marrë pronat. Nuk flasim vetëm për futbollin. Kam shumë kampionë që nuk janë vlerësuar. Bojkoti është një masë e tanishme. Ligji i Sponsorizimit duhet bërë. Nëse kemi arritur fundin tani, me presidentët që kanë vështirësi.

Nuk prodhojmë dhe është e rëndësishme që kjo të ndodhë. Momentalisht kemi futboll informal dhe kjo bëhet nga shteti dhe nga drejtuesit e Ligës apo të sportit në përgjithësi. Sinjalet pozitive janë dhënë nga takimet, ato dytësore dhe mes presidentëve. Shpresoj që javën tjetër të nisë kampionati”.

I ftuar në emision është edhe aktori Visjan Ukcenaj, i cili thekson se pas art dhe sport nuk ka jetë: “Nuk ka teatro, kinema. Jemi sikur të ishim në luftë me gjermanët. Ka veç fushatë. Ne i kemi bërë kaq të mira, ato ju kanë bërë kaq të këqija. Njerëzit duhet të vazhdojnë jetën. Po të heqim edhe sportin e artin, atëherë ngelemi një njollë e pavlerë në hartë. Ndalimi i volejbollit? E kanë për momentin që përqafohen”, tha me shaka aktori, i cili në fund pyeti po për tenisin çfarë mendimi kanë në Ministri. “A po mos e gjuajnë COVIDIN me top”, shtoi Ukcenaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!