Shqipëria nuk rrezikohet nga fenomenet natyrore

schedule15:42 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:42 - 20 Shtator, 2017

Shqipëria nuk rrezikohet të preket nga fenomenet natyrorë si tërmetet apo përmbytjet me përmasa të mëdha. Sipas sizmiologëve, aktiviteti sizmik në vendin tonë është në procesin e tij normal.

Fenomenet natyrore që po marrin jetë njerëzish në Meksikë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë gjasa që të ndodhin në Shqipëri.
Këtë e konfirmon profesor Rrapo Ormeni në Institutin e Gjeoshkencave Energjisë Ujit e Mjedisit, sipas të cilit vendi ynë ka terren të ndryshëm sizmik.
Duke iu referuar tërmetit që u përsërit në Meksikë në të njëjtën ditë 32 vite më pas, edhe pse është deklaruar se Shqipëria mund të ketë të njëjtin fat, sizmiologu e hedh poshtë.
Tërmetet nuk i mongojnë vendit tonë, ato ndodhin thuajse cdo ditë por për profesor Ormenin ky aktivitet sizmik duhet parë nga këndvështrimi pozitiv.
Tërmeti më I fundit ishte ai I datës 19 shtator në Belsh me magnitutë 2.5 të shkallës rihter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!