Shqipëria nuk gjen qetësi, lëkundje të tjera tërmeti në veri

schedule14:05 - 15 Janar, 2022

schedule 14:05 - 15 Janar, 2022

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit pas asaj me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter që goditi Pukën.

Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, ndërsa nuk janë njoftuar dëme materiale.

Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmiologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!