“Shqipëria një zonë zgjedhore”, Alban Zeneli kundër Hajdarit: Opozita po përgatit projekt-ligjin

schedule21:00 - 10 Janar, 2020

schedule 21:00 - 10 Janar, 2020

Deputeti i opozitës së re Alban Zeneli në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo ka folur për aktualitetin politik.

Teksa u ndal tek Reforma Zgjedhore, gjatë bisedës në studio deputeti u shpreh kundër idesë së Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit për një sistem proporacional kombëtar, jo me 12 zona, por me një zonë të vetme zgjedhore.

Zeneli theksoi se janë duke punuar si grup parlamentar për një projekt-ligj ku ruhet sistemi aktual rajonal me 12 zona zgjedhore sa nr i qarqeve, por me korrektim kombëtar dhe lista të hapura.

“Ne si grup parlamentar por edhe disa pjesë të tjerë të opozitës, po marrim në shqyrtim një draft, lista të hapura, proporicional, rajonal sic është. Sepse është më i pranueshëm për qytetarët shqiptarë, ndryshe me sistemi proporcinal kombëtar është se shumë zona mund të mos kenë përfaqësim. Ne jemi kolegë bashkë (Rudina Hajdari) kemi mendime të përbashkëta, edhe të ndryshme. Me korrektim kombëtar, por nuk mund të jetë me një njësi”, tha Zeneli.

Sakaq, i pyetur nga gazetari nëse i trembet opozita parlamentare një marrëveshje PS-PD që mund të mënjanonte rolin e këtyre të fundit sa i përket Reformës Zgjedhore, deputeti u shpreh se dy partitë e mëdha nuk e duan këtë reformë. Siç thotë ai mes opozitës së re ka një lloj mosbashkëpunimi dhe kjo mund të shfrytëzohet.

“Unë kam artikular gjithmonë, ne kemi në dorë vullnetin tonë. Për fat të keq nuk jemi të gjithë bashkë. Një nga arsyet ë madhore që kemi hyrë në atë Parlament është reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Ne kemi dhënë një kontribut pozitiv. Tek reforma zgjedhore ka interesa më madhore. PD dhe PS nuk e duan ndryshimin e sistemit, por duke shfrytëzuar edhe këtë jobashkëpunim të një grupi brenda opozitës sonë, ndoshta do e shfrytëzojnë edhe këtë lloj fakti.

Ne duhet të jemi korrekt me veten por edhe qytetarët, unë besoj se është vullneti dhe ndryshimi i gjithçkaje në Shqipëri. Ne duhet të jemi korrekt. Ka ardhur koha që kjo klasë politike duhet të largohet”, deklaroi deputeti.

Sa i takon çështjes së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, deputeti u shpreh se i lë shije të keqe fakti i shtyrjes së afatit për Komisionin hetimor, ndërsa nuk përjashton edhe një lojë politike mes mazhorancës dhe kreut të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!