Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.
Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund dhe pas këtij shorti, një koment të shkurtër e ka bërë edhe tekniku i Kombëtare italiane, Luciano Spalletti, i cili nuk la pa vlerësuar as “kuqezinjtë”.
“E nisni ndaj Shqipërisë…
Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .
A jeni i kënaqur me grupin?
Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.
Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…
Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.”,- u shpreh tekniku i “Të Kaltërve”, të Italisë. /i.m /abcnews.al