Kombëtarja shqiptare është ngjitur në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.
Pas fitores me Çekinë me rezultatin e thellë 3-0 dhe asaj me Bullgarinë, në miqësoren e përfunduar me rezultatin 2-0, kuqezinjtë kanë fituar 3 pozicione dhe renditen në vendin e 59-të..
“Kombëtarja shqiptare është ngjitur me tre vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Pas fitoreve me Çeke dhe Bullgarinë, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 59-të”, shkruan FSHF në Instagram.
View this post on Instagram
Shqipëria ndodhet e para në grup me 13 pikë, kur mbeten edhe dy ndeshje, ajo me Moldavinë në transfertë, dhe ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania’.
Kuqezinjve iu mjafton vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në “EURO 2024”./abcnews.al