Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria në vendin e 105-të për korrupsionin,” Basha: Ja pse duhet vettingu në politikë

schedule08:33 - 14 Nëntor, 2021

schedule 08:33 - 14 Nëntor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në llogarinë e tij në Twitter tregon se përse Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Ndërsa citon një raport të  World Justice Project për Treguesin e Korrupsionit në vitin 2021, kryedemokrati thotë se që vendi të mos jetë i pari në Evropë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe i dyti në botë për rryshfetin, është i nevojshëm vettingu i politikanëve.

LULZIM BASHA NË TWITTER



“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!