“Shqipëria ofron shumë befasi për ju. Ajo është kthyer në një qëllim veror. Vija bregdetare dhe plazhet e shkëlqyera në Shqipëri janë arsyeja përse ky vend ofron kaq shumë turistë në vit.” Kështu shkruan autori Krishna Teja në një artikull për blogun e njohur “pickyourtrail”, duke vënë theksin tek bukuritë natyrore që ofron vendi ynë.
Teja ka renditur disa nga “thesaret” e fshehura të rivierës shqiptare për të cilat thotë se janë një arsye e mirë, për ta renditur Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të vizitoni në vitin 2020. “Plazhi i Gjipesë është një nga thesaret “e fshehura” të Shqipërisë dhe është me të vërtetë një plazh i mrekullueshëm. Vizitorët mund të shkojnë atje ose me varkë ose me makinë.
Në çdo rast, udhëtarët duhet të ecin pak poshtë bregut. Bregu i plazhit gjendet mes shkëmbinjve të lartë, duke ofruar ndjenjën e të qenit në një vend të pazakontë në Europë se sa në një plazh tipik. Eksploruesit gjithashtu mund të gjejnë disa plazhe më të vogla përgjatë vijës bregdetare dhe disa shpella gjithashtu.”, thuhet në artikull.
Gjiri i Gramës, Dhërmiu, Drimadhes, Plazhi i Livadhit, Borshi, plazhi i Lukovës, i Pulëbardhës, plazhi mango, pasqyra, Ksamili, Palasa, Durrësi, Jala dhe Rana e Hedhun në Shëngjin janë destinacionet e renditura si 15 vendet më të mira për të gjithë ata që mendojnë të kalojnë disa ditë pushime në rivierën shqiptare.
“Ksamili me të vërtetë është një parajsë në Europë gjatë korrikur dhe gushtit, pasi është i frekuentuar nga shumë njerëz ashtu si në vendet e tjera të Mesdheut.” , thuhet ndër të tjera në artikull.