Shqipëria në panairin më të madh të librit, “Dituria” mes 3 shtëpive botuesve për çmimin special për kontributin për librin kinez

schedule09:31 - 26 Qershor, 2024

schedule 09:31 - 26 Qershor, 2024

Petrit Ymeri, presidenti i shtëpisë botuese “Dituria” dhe njëkohësisht kreu i shoqatës së botuesve shqiptarë, ishte i ftuar në studion e emisionit “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për panairin ndërkombëtar të librit “Beijing Book Fair 2024”.

Shtëpia botuese “Dituria” u nderua me çmimin special për kontributin për librin kinez.

Në “Beijing Book Fair 2024” ishin 220, 000 libra të ekspozuar dhe 1050 ekspozues

Kina mua më bëri shumë përshtypje. Pekini ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Është një qytet me gjelbërim, me pastërti shembullore ku duket begatia kudo. Edhe në fytyrë. Është një qytet interesant. Paneli i librit ishte një befasi për ne. Shtëpia botuese që në punuam kishte 45 vjetorin e krijimit. Bënë një ftesë dhe ishin mbi 30 shtëpi botuese.

Unë mora një çmim special ‘Çmim special për kontributin për librin kinez’. Shtëpia botuese Dituria” ka botuar mbi 33 libra nga autorët kinezë.

Kur thashë që e njoh Kinën nga librat më shumë, kam këtë bazën kulturore që ndjej nga librat dhe përmes saj e shoh kulturën kineze. Çmimin në festival e fituan 5 shkrimtarë nga Spanja, Shtete e Bashkuara, po ashtu edhe 6 përkthyes nga Gjermania, Italia dhe Rusia.”, u shpreh Ymeri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!