Shqipëria në Nations League, analistët në Pressing e konsiderojnë ekipin favorit

schedule22:44 - 3 Shtator, 2020

schedule 22:44 - 3 Shtator, 2020

Andi Lila, ish-futbollist i Shqipërisë, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Si Lila, ashtu dhe Shehi e Dede, folën për Shqipërinë, me ish-futbollistin që mori fjalën i pari: “Të jem i sinqertë, mezi e kemi pritur rikthimin e kombëtares në fushë. Është si ditë festë.

Duke parë grupin ku është Shqipëria, ne jemi ekipi favorit për të zënë vendin e parë. Kisha qenë shumë i lumtur që të kishim pasur dhe 5 futbollistë nga kampionati shqiptar në kombëtare. Duhet rritur edhe futbollit shqiptar, që në vazhdim të kemi futbollistë nga Superiorja”.

Ndëras Orges Shehi, ish-trajneri i Kukësit, u shpreh: “Pritshmëritë janë të mëdha. Këtë sezon, Shqipëria niset si favorite, duke parë kundërshtarët. Duhet të menaxhojmë presionin. Rikthehemi pas një viti, nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, shpresojmë që çunat të bëjnë më të mirën, për të na dhënë fitoren”.

Nevil Dede, u shpreh: “Të mendosh që futbolli u rikthye në Europë në fund të qershorit, është bërë shumë pak pushim. Nëse do të ishte një sezon i rregullt, do të fillonte në fillim qershori dhe ekipi do të ishte më mirë në gjendje fizike. Të vjen keq për Kumbullën, sepse po të ishte ai do të ishte në formacion. Pjesa tjetër, nuk mungon. Mendoj se Reja tenton të përcjellë një mesazh te kundërshtarët, sikur ne nuk jemi favorit. Ne vijmë nga League B në League C dhe ne duhet të jemi favoritë se s’bën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!