Shqipëria në “luftë” me flakët, Mbrojtja: 22 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit

schedule10:52 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:52 - 1 Gusht, 2022

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundi.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas punës së forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

• Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, bashkia Vlorë.
• Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.
• Fshatin Poshnje, bashkia Dimal.
• Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e Madhe
• Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër.
• Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë.
• Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë.
• Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull.
• Në lagjen “Granic”, bashkia Gjirokastër.
• Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë.
• Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak.
• Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll.
• Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik.
• Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier.
• Fshatin Cukas, bashkia Lushnje.
• Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 44 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Pecë, bashkia Finiq, me gjithë ndërhyrjen e bere nga forcat operacionale per ditën e djeshme dhe gjate natës nuk u be e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Sot ne orët e para te mengjezit ka filluar operacioni nga toka me forcat operacionale e mbështetur nga ajri me helikopter Cougar te MM.
• Fshatin Postribë, bashkia Shkodër, kjo vatër ka intensitet te ulet po punohet per vikjen e saj.

Ministria i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore.

Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!