Goli i Armando Brojes ka mjaftuar për ti dhënë një fitore tepër të vyer Kombëtares.
E teksa Shqipëria fiton ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’ me rezultatin 1-0, urime kanë ardhur edhe nga politika shqiptare.
“Zemrat plot krenari për kombëtaren #kuqezi ????” shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan një foto të festës së “Kuqezinjve”.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta shkruan se kjo ishte një super fitore.
“Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozave kuqezinj! ” shprehet Meta.
Po ashtu edhe kryeministri Rama reagoi më herët, duke shpërndarë disa foto nga fitorja e madhe e Shqipërisë kundër Hungarisë. /abcnews.al/