Shqipëria merr medalje të artë në peshëngritje, Enkileda Carja shpallet kampione në Kampionatin Europian për të rinj

schedule09:18 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:18 - 21 Qershor, 2024

Enkileda Carja është shpallur Kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg.

Carja mori edhe medaljen e Argjentë në dy garësh.

Shqiperia ka fituar 2 medalje te arta, 4 medalje te argjendta dhe nje medalje bronzi në Europianin që po zhvillohet në Selanik të Greqisë.

“Enkileda Carja shpallet Kampione Evrope ne Kampionatin Evropian per te Rinj ne Selanik, Greqi ne stilin e shkeputjes me 86 KG. Nje paraqitje fantastike nga sportistja, duke i shtuar Shqiperise edhe nje medalje tjeter te arte ne kete Evropian. I urojme suksese ne stilin e shtytjes!!”, thuhet në postimin e federatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!