Shqipëria me “ëndrrën e pamundur”, ekipi olimpik shqiptar synon medaljen e parë

schedule15:36 - 26 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 26 Korrik, 2024

Vëllezërit dhe motrat tona përtej kufirit ia kanë dalë.

Kosova e fitoi që në debutim medaljen e parë olimpike, që ishte e artë, me Majlinda Kelmendin në Rio 2016 në Brazil. Pesë vjet më pas në Tokio u fituan të tjera, ndërsa Shqipëria, shteti më i vjetër i shqiptarëve, ende është në ndjekje të ëndrrës.

Nëse kemi një kulm me rekordin botëror të Ymer Pampurit në Olimpiadën e vitit 1972 në Mynih, medalje nuk kemi fituar ende.

Ndërsa ekipi olimpik u nis drejt Parisit që në 24 korrik, shpresat kryesore janë te tre mundësitë. Ata janë çeçenë me nënshtetësi ruse, por që tani kanë nënshtetësinë shqiptare.

Zelimhan Abakarov, kampion u botës në 2022 në Beograd, Islam Dudaev, kampion në fuqi i Evropës, dhe Chermen Valiev u kualifikuan me meritë për në Olimpiadë, dhe kanë shanse reale për të fituar, për më tepër, tani që ekipi olimpik rus është tërhequr për shkak të mosmbajtjes së flamurit kombëtar.

Natyrisht, shpresë është Luiza Gega, ndonëse në moshën 35-vjeçare nuk do ta ketë të lehtë ndaj rivaleve afrikane.

Në 3000 metra me pengesa ajo është shpallur kampione e Evropës dhe kampione e Mesdheut, ndonëse Olimpiada është diçka tjetër.

Në ekip janë edhe notarët Grisi Koxhaku e Kaltra Meça. Vajza e re mban flamurin meqë Luiza Gega mbërrin në Paris vetëm në 29 korrik. Po ashtu, pjesëmarrëse qitësja Manjola Konini.

E para garon Konini në 27 korrik, Meça në 28 korrik, Koxhaku në 30 të po këtij muaji.

Pastaj vijnë me radhë Franko Burraj në 3 gusht në atletikë, Gega në 4 gusht, ndërsa mundësitë janë sipas radhës Abakarov në 8 gusht, Valiev në 9 dhe Dudaev në 10 gusht. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!