Shqipëria kërkon të ruajë vendin e parë në grup, ja si pritet të projektohet formacioni ndaj Ishujve Faroe

schedule10:55 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:55 - 20 Nëntor, 2023

Shqipëria do të luajë sot duelin e fundit të kualifikueseve të Euro 2024. Kombëtarja jonë kuqezi është e kualifikuar, por sot në mbrëmje do të luajë për fitore me qëllim që të ruajë pozicionin e parë në grup.

Duke e mbyllur grupin në vendin e parë, do të ishte pjesë e historisë pasi kombëtarja shqiptare nuk e kishte arritur këtë gjë asnjëherë, madje as në kualifikimin në Euro 2016.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka arritur të marrë 5 fitore në një grup kualifikues të Europianit dhe me një fitore në ndeshjen që do të nisë në orën 20:45, mund të vendoset një tjetër rekord nëse bëhet i mundur triumfi.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme, gjithashtu në stadiumin “Air Albania” do të ketë një festë të madhe së bashku me tifozët e pranishëm në stadium, por gjithashtu edhe rrugët e Tiranës do të jenë në festë për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm drejt Gjermanisë.

Megjithatë, Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime në ndeshjen e sotme dhe t’u japë mundësinë disa lojtarëve të pushojnë, e disa të tjerëve të startojnë nga minuta e parë.

Në portë pritet të aktivizohet si titullar Strakosha, ndërsa në mbrojte Balliu në vend të Hysaj. Mesfusha do të shikojë si titullar Baren në vend të Asllanit, ndërsa Muçi pritet të jetë në vendin e Bajramit. Në sulm, Uzuni dhe Daku pritet të jenë titullarë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!