Shqipëria i merr talentin Italisë, 17-vjeçari grumbullohet nga Reja

schedule21:15 - 28 Gusht, 2020

schedule 21:15 - 28 Gusht, 2020

Një lajm shumë i mirë për kombëtaren kuqezi: Edy Reja ka grumbulluar 17-vjeçarin Ramen Çepele. Futbollisti i lindur në Itali, me prindër shqiptarë, ka luajtur me moshat e Italisë, por Reja e ka grumbulluar me kombëtaren A.

Në Itali, Çepele ka marrë elozhe të shumta dhe ka bërë paraqitje shumë të mira me ekipin e Interit Primavera. Çepele ka luajtur me Italinë U17, ku madje mori dhe shiritin e kapitenit.

Kontaktet e vazhdueshme të FSHF-së dhe vetë trajnerit Reja kanë bindur të riun të veshë fanellën kuqezi. Çepele do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë, më 4 dhe 7 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!