Shqipëria humbi gjyqin me Beçhettin, Ahmetaj: Do marrë zero lekë nga rindërtimi

schedule23:26 - 5 Prill, 2021

schedule 23:26 - 5 Prill, 2021

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar në ABC se Francesco Becheti do të marrë zero lekë nga paratë e rindërtimit. Duke folur përballë analistëve në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo, Ahmetaj tha se kanë nisur rekurset ndaj këtij procesi.

“Për çfarë të kem unë koment? Zero lekë ka për të marrë nga paratë e rindërtimit. Unë mora vesh nga avokatja e shtetit që kanë filluar rekurset. Është refuzuar ekzekutimi në Holandë. Ju e dini historinë e personit në fjalë.

Unë po të them nga paratë e rindërtimit nuk ka për të marrë. Para nga buxheti i shtetit derisa të mbarojë procesi dhe më tej nuk ka për të marrë. Te rindërtimi nuk prek dot asnjë cent. Zero lekë do marrë nga paratë e rindërtimit”, tha Ahmetaj.

Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj biznesmenit Italian Francesco Beçhetti duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë atij në formë dëmshpërblimi plotë 110 milion euro. Kaq është shuma që gjykata ka konsideruar si dëm që i është shkaktuar biznesmenit në fjalë nga shteti shqiptar pas mbylljes së televizionit “Agon Channel” në vitin 2015./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!