Osmani: Shqipëria, hapa vendimtarë në rrugën drejt BE. Krenari për të gjithë shqiptarët

schedule11:59 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 11:59 - 20 Dhjetor, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vlerësoi hapat e Shqipërisë drejt rrugëtimit evropian. Në seancën plenare të përbashkët Shqipëri-Kosovë, Osmani u shpreh se kjo është një arritje për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ndërsa shtoi se edhe Kosova është e angazhuar në këtë drejtim.

“Në një kohë kur Shqipëria po bën hapa vendimtarë në rrugën evropiane, dua të shpreh urimet për liderët e Shqipërisë, parlamentin dhe qytetarët e saj për sukseset e deritanishme në negociatat e BE. Kjo arritje është krenari jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët ku jetojnë. Ajo tregon se përmes punës e reformave, shtetet tona dhe rajoni mund të sigurojnë vendin e merituar në familjen evropiane.

Edhe Kosova mbetet me përkushtim të palëkundur në BE dhe angazhimi ynë është i çdoditshëm. Aspirata jonë për në BE nuk është qëllim politik, por pasqyrim i asaj që jemi, se çfarë përfaqësojmë, pra pasqyrim i identitetit tonë dhe vizionit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës qindra vite para se të themelohej BE, prandaj vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE qëndrojnë edhe në vetë themelet e kombit.”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!