Kombëtarja shqiptare rikthehet tek fitorja në transferten e Andorës në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2020. Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 3-0. Sadiku, Balaj dhe Abrashi mbajnë firmën e golave të shënuar. Kjo ishte fitorja e parë në grupin H për Shqipërinë.
Kombëtarja shqiptare rikthehet tek fitorja në transfertën ndaj Andorës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Euro 2020. Kuqezinjtë binden nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku që pasoi në këtë post Kristian Panuçin. Një fitore që erdhi në një moment mjaft delikat për Kombëtaren dhe tri pikët duheshin më shumë se kurrë për të rikthyer normalitetin në skuadër. Andora luajti gjatë gjithë takimit në mbrojtje dhe kjo i hapi jo pak probleme kuqezinjve që zhbllokuan rezultatin falë gafës së portierit Gomes. Përfiton Sadiku që realizon me portën e boshatisur. Kuqezinjtë shkuan shume prane dyfishimit te rezultatit me xhaken ne minuten e 33 por mesfushori shpërdoron nje mundësi të artë.
Pjesa e parë e takimit mbyllet me avantazhin e të besuarve të trajnerit Ervin Bulku. Vendasit tentojnë të gjejnë golin në minutën e 66-të por pa rezultat.
Trajneri Bulku kryen disa zëvendësime që e ndihmuan skuadrën të shtonte presionin në zonën e kundërshtarit. I ardhur nga stoli, Bekim Balaj perfiton nga një gabim në mbrojtje dhe realizon përballë portierit për shifrat 2-0.
Në minutat shtesë sërish gol për Shqipërinë. Memushaj ekzekuton bukur një goditje dënimi me topin që devijohet nga portierit Gomes dhe nga kjo përfiton Abrashi i cili vulos takimin. Andora 0 Shqipëria 3. Kuqezinjtë marrin një fitore me mjaft vlera dhe tri pikët e para në grupin H. /’abcnews.al

