“Shqipëria në të njëjtin alarm tragjik si në 1913-ën”, Petrit Vasili krahason Ramën me Esat Pashë Toptanin

schedule20:02 - 5 Qershor, 2022

schedule 20:02 - 5 Qershor, 2022

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj, i cili  u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota nga  deputetët e  Kuvendit.

Nëpërmjet një shkrimi ironizues në Facebook Vasili thotë se me zgjedhjen e presidentit të ri, do të nënshkruhet marrëveshja e detit me Greqinë.

“Shqipëria është në të njëjtin alarm tragjik si në1913”, thekson nënkryetari i LSI-së në Facebook.

Ndër të tjera Vasili krahason Ramën me Esat Pashë Toptanin, për shitjen e territoreve shqiptare dhe thotë që i gjithë populli duhet ngritur në këmbë për të ndaluar këto akte.

Reagimi i plotë:

Shqiperia si ne 1913,mbrojtja e kufijte detare nga Rama, ndan patriotet nga tradhetaret !!

Presidenti u zgjodh dje vetem me votat e Rames sic pazari i deklaruar i kufijve detare ja kerkonte.

Rama ka zgjedhur sipas qellimit te tij dhe vetem me votat e tij nje president, qe ai llogarit se nuk do ta pengoje per te shitur qetesisht detin dhe kufijte detare te Atdheut tone, ashtu siç e pengonte dhe e pengon ne menyre te pakapercyeshme Presidenti Meta.

Shqiperia eshte ne te njejtin alarm tragjik si ne 1913.

Ministri grek Dendias ka deklaruar boterisht, qe me Ramen i ka te mbyllura punet per Kufirin Detar dhe pengesa e vetme e pakapercyeshme eshte Presidenti Meta.

Ministri Dendias ne Radio Sky në Athinë tha :

“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, tha Dendias pas vizitës në Tiranë.

Pra Rama pret vetem qe te largohet Presidenti Meta qe ta shese i qete kufirin detar me Greqine.

Rama dhe qeveria kane vulosur e pranuar me heshtjen e tyre deklaratat e Dendias dhe shitjen e kufijve detare, qe lidhen me interesa ekonomike te jashtezakonshme.

Ne keto momente kritike kushdo, qe i iken kesaj beteje payriotike per ruajtjen e kufijve te Shqiperise tone eshte njelloj i implikuar sa Rama dhe banda e tij.

Por ka disa pyetje asgjesuese, qe i bejne te gjithe shqiptaret dhe qe zbardhin nedriten e diellit tradhetine dhe kerkojne pergjigje!

Ja pyetjet per Ramen te cilave nuk u fshihet dot:

Perse Rama ka mashtruar kaq rende, sikur i ka kerkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhene, kur dihet boterisht se ai nuk komunikon prej gati dy vjetesh as me Presidentin as me shqiptaret per kufijte detare, por punon fshehtas dhe pabesisht?

Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?

Peng i kujt dhe i cilit interes te erret eshte Edi Rama, qe Marreveshjen politike me Greqine, e cila sipas Ministrit te Jashtem grek Dendias eshte mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??

Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Rama, qe vendos per nje zgjidhje qe e vendos Shqiperine ne dizavantazh shume shume te qarte dhe te nje humbjeje te paralajmeruar perballe Greqise ne Gjykaten Nderkombetare??

Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe ben veprime te tilla kaq te renda, qe Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhetise se larte, pasi nuk eshte dhe s’mund te jete gje tjeter shitja e kufijve shteterore, qe ai po kryen??

Po cili na qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?

Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?

Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?

Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?

Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?

Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kesaj çeshtje kombëtare me rendesi kritike?

A komunikoi ndonjë herë me profesorë,historiane juriste te njohur e te nderuar për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çeshtje kaq delikate dhe kritike?

Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?

Ketyre pyetjeve, qe ngre gjithe populli shqiptar Rama nuk guxon t’ju pergjigjet.

Ndaj e gjithe zhurma per zgjedhjen e presidentit ishte thjesht nje farse e falimentuar sepse rezultati flet vete: presidenti u zgjodh personalisht vetem nga Rama dhe vetem per qellimet e Rames ku deti eshte Kryeqëllim.

Çdo debat tjeter ne kete moment eshte thjesht dhe vetem vazhdimi i farses se Rames.

Kufijte detare dhe integriteti i vendit jane ceshtja me madhore per çdo shqiptar dhe politikan te ndershem.

Kemi nje Rame qe eshte realisht nje Esat Pashe Toptan i Ri dhe shites profesionist kufijsh nga Kosova e deri te kufiri detar i Atdheut tone.

Ndaj te gjithe ne kembe per ceshtjen kombetare, sot eshte dita qe ndan tradhetaret nga renegatet atdheshitës.

#TèGjitheNeKembePerKufijteDetare

/abcnews.al/