“Shqipëria, ende në trazicion”/ Alastair King-Smith: Në të ardhmen do ketë përparim, shqiptarët janë inteligjentë dhe krijues

schedule20:40 - 18 Korrik, 2024

schedule 20:40 - 18 Korrik, 2024

Sipas ambasadorit britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, Shqipëria është ende në trazicion.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Smith u shpreh se nuk ka kaluar shumë kohë nga viti 1991 dhe se Shqipëria ka pasur periudha të vështira.

Megjithatë, Smith shtoi se shqiptarët janë inteligjentë dhe krijues, ndaj ishte shumë pozitive të injektoheshin më shumë prej këtyre cilësive në sferën politike dhe demokratike të vendit.

Pyetje:Z.Ambasador, ju folët pak më herët dhe thatë që zgjedhjet e ardhshme të sjellin një frymë më demokratike në vend. Praktikisht këtu sistemi politik është i mbyllur për shkak të një vendimmarrje të përbashkët maxhorancë opozitë në vitin 2008. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka sugjeruar hapjen e listave, sondazhet vijojnë të mos favorizojnë ato elementë të ri që janë shfaqur, mund t’i numërojmë me kokrra dy apo tre goditje të vogla, as ndonjë segment tjetër të ri apo të moderuar brenda dy grupimeve të mëdha politike në vend. Pavarësisht se këta individë kanë marrë mbështetje nga SHBA dhe Britania, pra, rikthehet ndoshta çështja te dy partitë e mëdha, brenda PD ju mendoni që ka ende hapsira për frymëmarrje për elementë të ri jashtë hijes së rëndë të liderit suprem të tyre. 

Alastair King-Smith: Atëherë, unë mendoj se Shqipëria është ende në tranzicion. Nuk ka kaluar shumë kohë që prej vitit 1991 … 33 vjet. Ajo që dua të them është se nuk ka kaluar shumë kohë që prej viteve ’97 dhe ’99 me rënien e skemave piramidale dhe kolapsin e sistemit, që solli nevojën për rindërtim, ndjekur edhe nga lufta në Kosovë. Të gjitha këto ngjarje kanë qenë vështirësi të mëdha, dhe ju keni pasur relativisht pak kohë për të mbrojtur sistemin demokratik. Ne në Britani kemi shekuj me traditë demokratike, por sot e kësaj dite unë ende i inkurajoj të rinjtë dhe u them se nëse nuk janë të kënaqur me demokracinë, me politikanët, atëherë të përfshihen, të bëhen pjesë e politikës, të krijojnë grupe, qofshin këto parti politike apo jo. Të përfshihen në partitë aktuale politike, ose edhe të formojë grupe lobimi apo interesi që angazhohen me politikanët dhe të këmbëngulin që këta të fundit të pasqyrojnë çështjet me rëndësi për shoqërinë. Mendoj se na duhet një shoqëri civile më e fuqishme, na duhen lëvizje dhe parti politike të ndryshme, dhe siç thatë, na duhen rifreskime në vetë partitë politike. Nëse i hedhim sytë 10, 20, 30 vjet në të ardhmen, shpresoj që Shqipëria të ketë përparuar në këtë rrugëtim përmes momenteve të vështira dhe atyre pozitive, sepse në Shqipëri kam pare se shqiptarët janë mendjemprehtë, janë inteligjentë, janë krijues, dhe besoj se do të ishte shumë pozitive të injektoheshin më shumë prej këtyre cilësive në sferën politike dhe demokratike të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!