“Shqipëria, ekip i madh me lojtarë interesantë”, “gardiani” italian thur elozhe për “Legjionarët”

schedule11:56 - 12 Qershor, 2024

schedule 11:56 - 12 Qershor, 2024

Vetëm tre ditë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Ndër emrat më të mëdhenj të kundërshtarëve është padyshim edhe “gardiani” i portës, Gianluigi Donnarumma, i cili së fundmi ka folur edhe për ndehjet dhe kundërshtarët në grupin B, të Evropianit, ku ka vlerësuar jo pak “Kuqezinjtë” tanë, teksa i ka konsideruar si një ekip të madhe, me lojtarë të rinj dhe interesantë.

“Para së gjithash, mund të them se jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Pa dyshim që do të jemi gati për këtë event të madh futbollistik, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj pak vite më parë. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur trofeun dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale edhe këtë herë.

Shqipëria? Mendoj se është një ekip i madh, me lojtarë të rinj interesantë, por edhe me eksperiencë. Çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra, kështu që do të na duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Italia do të përpiqet të fitojë çdo ndeshje. Sigurisht, do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe tani jemi të përqendruar vetëm te Shqipëria. Do të shohim çfarë do të ndodhë të shtunën në fushë, shpresojmë ta nisim me fitore”,- u shpreh “gardiani” i portës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!