Shqipëria, e katërta në BE për energjinë e rinovueshme/ Eurostat, analizë për prodhimin e energjisë në Europë

schedule15:44 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 15:44 - 25 Dhjetor, 2023

Energjia e rinovueshme është kthyer në një objektiv të rëndësishëm i vendeve të Bashkimit Europian dhe jo vetëm.Shqipëria rezulton e para në rajon për burimet e rinovueshme të energjisë dhe e katërta në Bashkimin Europian.

Sipas një raporti të Eurostat që mer në analizë përdorimin e energjisë sipas vendeve vitin e kaluar Shqipëria rezulton se 44% të energjisë që konsumon e siguron nga burime të rinovueshme.

Ndërkohë në vend të parë në Europë renditet norvegjia e ndjekur më pas nga Suedia që mbështetet kryesisht në hidro, erë, biokarburantet e ngurta dhe të lëngshme, si dhe në pompat e nxehtësisë.

Sipas Eurostat pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale në nivel të BE-së arriti në 23.0% në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, kjo përfaqëson një rritje prej 1.1 %.
Direktivat për energjinë e rinovueshme janë rishikuar me rritje dhe objektivi i BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% synon të arrijë në 45%.

Prandaj, vendet e BE-së duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivin e ri të BE-së për vitin 2030, i cili kërkon rritjen e pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë finale të BE-së me pothuajse 20 %.Përqindjet më të ulëta të burimeve të rinovueshme të energjisë u regjistruan në Irlandë me 13.1%, Maltë ,Belgjikë dhe Luksemburg . Në total, 17 nga 27 anëtarët e BE-së raportuan aksione nën mesataren e BE-së prej 23.0% të përdorimit të energjisë së rinovueshme në 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!