Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Evropianit, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

schedule18:36 - 4 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 4 Tetor, 2024

Shqipëria U-19 do të luajë dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi në muajin tetor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën Malazeze të Futbollit që këto dy miqësore të luhen më 11 dhe 13 tetor.

Miqësorja e parë është programuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Mal i Zi do të luhet në “Reshit Rusi” më 13 tetor në orën 12:00.

Këto miqësore do të jenë testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Julian Ahmetaj dhe do t’i shërbejnë stafit kuqezi për të vëzhguar e për të vendosur mbi listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!