Shqipëria është rikthyer në vendin e zakonshëm në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë tashmë pozicionohen të 66-ët në botë, pasi kanë humbur tre vende në renditje.
Trend tjetër ka pasur Kosova, që nga pozicioni i 113-të ka shkuar në të 111-in. Një rritje me dy pozicione i dardanëve, që janë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Italia kampione e Europës ka pësuar rënie pas rezultateve të fundit. Skuadra e Mancinit renditet tani në vendin e gjashtë, duke rënë me dy vende. Anglia ngjitet e katërt dhe pas saj renditet Argjentina.
Belgjika nuk e lëshon vendin e parë dhe pas saj pozicionohen sërish Brazili dhe Franca kampione bote në fuqi. Spanja renditet e shtata, e ndjekur nga Portugalia e Danimarka, kurse në vend të dhjeta është Holanda. / abcnews.al