Shqipëria e Grimës përvesh mëngët, konfirmohet një miqësore në prill

schedule15:49 - 30 Mars, 2021

schedule 15:49 - 30 Mars, 2021

Shqipëria e femrave do të përballet me Bosnje-Hercegovinën, në një ndeshje miqësore që do të luhet në Zenica ku vite më parë ka luajtur edhe ekipi i meshkujve. FSHF ka dalë me njoftim dhe jep detajet për këtë duel.

“Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bosnje-Hercegovinës më 9 prill. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja Federatat e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, që do të luhet në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndeshja do të zhvillohet në Zenica, duke nisur nga ora 16:00. Skuadra do të grumbullohet që nga data 5 prill në kompleksin “Gardenland” në Shkodër, ku do të qëndrojë dy ditë dhe më 7 prill do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Në ditët në vijim, do të bëhet publike edhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima”, shkruan FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!