Shqipëria e dyta në rajon për rritjen ekonomike, Guxholli: Duhet të fokusohemi edhe tek rreziqet dhe shkaktarët pengues

schedule14:26 - 19 Tetor, 2023

schedule 14:26 - 19 Tetor, 2023

Ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, në një intervistë në “Money Report”, foli për ekonominë në vend, për të cilën tha se parashikohet të jetë në rritje.

Gjithashtu Guxholli tha se që rritja ekonomike të jetë e vazhdueshme dhe e suksesshme duhet të vijë nga sektori i prodhimit

“Që ne kemi rritje ekonomike dhe jo tkurrje e pranon edhe Fondi Monetar i cili është më optimist se Banka Botërore sepse e ka parashikuar në 4.6 % rritjen e këtij viti, ndërsa banka shkon në 3.6 %. Këtë viti parashikohet rritje ekonomike më e lartë se vitin. Rritja të bën të mendosh se nuk është e shëndetshme dhe që vjen nga brenda në mënyrë organike, por e kemi të mbështetur ekonominë në sektorin e shërbimit. Dhe rritja ekonomike e konsiderueshme është bërë edhe për shkak të turizmit.”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ajo theksoi se rreziqet janë prezente dhe se ekonomia kërkon strategji dhe kohë.

“Ne e dimë që kapacitetet mikpritëse sërish lënë për të dëshiruar dhe mbetet për t’u para nëse rritja do të jetë e qëndrueshme. Pra është një sektor që dha rritje, por themelet bazën e ka shumë të dobëet. Duhet krijuar kapitali njerëzor që të mbështesë të gjitha shërbimet. Po ashtu është sektori i ndërtimit sjell rritje momentale, por nuk është e vazhdueshme., Që ekonomia të jetë e shëndetshme duhet të vijë nga sektori i prodhimit dhe ne këtë e kemi shumë të dobët. PPP kanë kohë që theksohen nga të gjitha institucionet, Banka përsëri i bie kësaj kambane, pasi ka plot evidenca që një numër i madh janë të akuzuar. Në përgjithësi ne nuk vuajmë nga ligjet, por i gjithë problemi është se si menaxhohen. PPP vazhdojnë ngelen një pikë e nxehtë dhe një rrezik. Edhe borxhet e krijuara nga sektori publik mbetet një problem. Kompanitë publike në sektorin e energjisë që financohen nga buxheti, sjellja e tyre është jokonform ligje. Këto kanë injoruar edhe rregullin bazë, atë të dorëzimit të bilanceve në fund të vitit. Këto janë si risqe të përmbledhura, por ka edhe të tjera”, tha ndër të tjera ekspertja e ekonomisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!