Përkrah Kombëtares U-19, që do të luajë ndaj Italisë U-19 më 13 gusht, edhe Shqipëria U-18 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve italianë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari do të nisin grumbullimin më 6 gusht në Shqipëri, përpara se të udhëtojnë drejt Italisë dhe do ta përmbyllin më 12 gusht, datë kur edhe do të zhvillohet miqësorja.
Tekniku Behari ka bërë ditën e sotme publike listën me 20 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku pjesa më e madhe e të grumbulluarve janë pjesë e kampionatit shqiptar, por edhe futbollistë që luajnë në Europë.
Ardi Behari ka bërë disa seleksionime përgjatë këtij viti, si dhe ka qenë pjesë e seleksionimeve dhe grumbullimeve që trajnerët e tjerë të ekipeve zinxhir të moshave kanë zhvilluar, duke vëzhguar nga afër elementët që mund t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares së madhe.
Lista e lojtarëve të grumbulluar: Portierë: Simon Simoni (Shënkolli), Ortelio Biba (Internacional)
Mbrojtës: Alesio Stafa (Pepa), Greg Sota (Internacional), Mateo Cipi (Flamurtari), Khalil Thaleb (Internacional), Xhuliano Kaceli (Shënkolli), Bilario Azizi (Torino), Adrian Prendi (Shënkolli), Jurgen Tahiri (Cagliari
Mesfushorë: Gjergji Kote (Internacional), Dario Daka (Leçe), Enea Topi (Apolonia), William Cungu (Vllaznia), Boid Nako (Football Republic)
Sulmues: Mattia Cupani (Campodarcego), Arseld Halilaj (Akademia Futbollit), Ardit Lika (Livorno), Dijar Nikqi (Akademia Futbollit), Endri Celaj (Verona). / fshf.org