Deputeti Dashamir Shehi ka folur në Kuvend lidhur me rezolutën që pritet të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Shehi tha se kjo rezolutë nuk është thjesht një detyrim formal që duhet firmosur. Ai u ndal edhe të nisma Ballkani i Hapur të cilën e shikon si rrugën jo të duhur për Shqipërinë dhe rajonin. Sipas tij, Projekti i Berlinit dhe BE janë rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria.
Shehi: Një rezolutë kur bëhet vazhdimisht…rezoluta është një dokument politike, mos e konsiderojmë sikur janë disa fjalë mbi epitafe, një tufë lulesh atje mbi varret e viktimave. Nëse do ta konsideronim kështu rezolutën nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe. Masakra e Srebrenicës shënon një pikë kthese në të gjithë luftën e Kosovës, por shënon një pikë kthese edhe sjelljen e Evropës dhe mbarë botës për sa i përket çështjes së luftës në Ballkan, e cila sot po bëhet sërish aktuale. Ne shqiptarët duhet ta respektojmë dy herë këtë lloj situate. Këto janë gjëra për tu kujtuar realisht sepse ky është thelbi politik i një rezolute që bëjmë sot. Ky nuk është një detyrim formal që e kemi këtu dhe duhet ta shkruajmë patjetër bukur sipas frymës evropiane. Je jetojmë në Ballkan dhe ne këtu kemi jetuar 1500 vjet, ndoshta do jetojmë edhe 1500 të tjera bashkë me sllavët. Ne e kuptojmë fort mirë se duhet të gjejmë një rrugë, një shteg që të bëjmë paqe me komunitetet e Ballkanit. Askush nuk do që të ekstremizohet situate në Ballkan për hir edhe të hijeve të tjera. Ne si shqiptarë kemi detyrimin çfarëdolloj iniciative në Ballkan që kalon kufijtë e Shqipërisë, aq më tepër kur drejtohet drejt Serbisë duhet të kalojë drejt Kosovës, sepse edhe Kosova ka jetuar një histori të ngjashme. Ne kur marrim vendimet në raport me Serbinë, jo se i kemi inat, unë mendoj se duhet të kemi një partner që ka seriozitet me marrëdhëniet me Evropën. Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës. Të gjithë gjysmë hapat e tjerë vetëm vëmë sterkëmbësha në këtë punë. Ne për Ballkanin kemi Projektin e Berlinit dhe këtë duhet të ndjekim.
/Abcnews.al/