Shqipëria do numërohet “derë më derë”, INSTAT: Gjobë 50-100 mijë lekë për ata që nuk përgjigjen

schedule15:39 - 17 Tetor, 2021

schedule 15:39 - 17 Tetor, 2021

Nga  Erblina Mile

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2022 do të realizohet nga anketues që do të shkojnë  në çdo shtëpi. Majlinda Nesturi drejtoreshë e statistikave Sociale pranë INSTAT sqaron se të gjithë qytetarët duhet të përgjigjen dhe të japin të dhënat e parashikuara në formular pasi në të kundërt parashikohen penalitete.

Me dëshirë do të jenë vetëm pyetjet që lidhen me  fenë dhe etninë. Në censusin e 9 viteve më parë këto pika  ngjallën reagime të forta brenda dhe jashtë vendit.

Censi i banesave ofron të dhëna të detajuara për çdo njësi të cilat do të  ndihmojnë më pas në hartimin e politikave të duhura.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2022 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Aktualisht në vend po zhvillohet Censi pilot qëllimi i të cilit është që të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë dhe strukturën organizative. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!